DYLON

Kuçi: Limaj dhe Krasniqi vazhdojnë të jenë në Këshillin Drejtues

Avatar photo Redaksia

Kërkesa e Sokol Bashotës për largimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga PDK-ja për shkak të dëmit të shkaktuar në zgjedhjet e fundit nuk është aprovuar nga Këshilli Drejtues i kësaj partie.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se është demokratike kërkesa e Bashotës, por se PDK nuk do të përjashtojë asnjë anëtar të saj.

EkoHigjiena

”Ata vazhdojnë të jenë sepse Këshilli Drejtues vendimin që e ka marrë paraprak nuk e ka ndryshu”, ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

”PDK nuk ka logjikë të përjashtimit të njerëzve nga partia”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se ka pasur reflektim për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe në të njëjtën kohë edhe mirënjohje për faktin se PDK ka dalë partia e parë në Kosovë.

Ndryshe, Shefi i PDK-së, Hashim Thaçi nuk ka dashur të flasë pas mbledhjes së KD-së./RTK/