Në Gjilan arrestohet një i dyshuar për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuari për shkak se, i njëjti, në bashkëpunim me disa persona tjerë, ka përdorur identitetin e shumë personave për të përfituar dobi pasurore nga njerëz të ndryshëm në emër të bamirësisë.
Policia rastin e ka cilësuar si vjedhje e identitetit dhe kredencialeve.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
