DYLON

Struktura të armatosura e paramilitare veprojnë në veri

Avatar photo Redaksia

Një raport që i është prezantuar BE-së nga Prishtina zyrtare tregon për elementë të MUP-it që ende operojnë në Kosovë. Po kështu edhe për struktura të armatosura e paramilitare të koncentruara në veri. Raportin me këto të dhëna Qeveria e ka përcjellë në Bruksel tri javë më parë, por jo edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në Kuvend e kanë fajësuar kryeministrin se po u fsheh informata. Por në kabinetin e Thaçit kanë thënë të ketë munguar kërkesa e deputetëve për raportim, shkruan “Koha Ditore”. /Koha/

EkoHigjiena