DYLON

Dogana e Kosovës merr pjesë në punimet e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës merr pjesë në punimet e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, së bashku me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në punimet e Sesionit të 145-të/146-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), që u mbajt në selinë qendrore të organizatës në Bruksel, nga data 26 Qershor deri më sot.

Gjatë punimeve të Këshillit u trajtuan çështje thelbësore për zhvillimin dhe orientimin strategjik të bashkëpunimit doganor ndërkombëtar, përfshirë:

EkoHigjiena

Konsolidimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike, përmes harmonizimit të standardeve dhe përmirësimit të cilësisë së zbatimit në terren;

Zhvillimin e mekanizmave për kontroll të bazuar në rrezik dhe lehtësim të tregtisë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit;

Vendimmarrjen strategjike dhe qeverisjen globale doganore, që udhëheq orientimet afatgjata të Organizatës Botërore të Doganave dhe koordinimin ndërmjet administratave anëtare.

Në margjinat e sesionit, z. Llugaliu gjithashtu zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, ku shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe diskutoi mundësitë për thellim të partneritetit mes Doganës së Kosovës dhe OBD-së.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, për të avancuar praktikat bashkëkohore dhe për të fuqizuar rolin e doganave në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. /2LONLINE/