DYLON

Prokuroria në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën  penale ‘’ Ngacmimi’’  dhe veprën penale ‘’Sulmi’’

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër  dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale  ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’ Rrezikimi i trafikut publik’’. /2LONLINE/