DYLON

Mehdi Çoba është lojtari i ri i Gjilanit

Mehdi Çoba është lojtari i ri i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani  ka bërë me dije se ka angazhuar futbollistin Mehdi Çobaj me marrëveshje kontraktuale deri në verën e vitit 2027.

“Futbollisti nga Shkodra i është bashkuar kuqebardhëve pas formimit në klubin e Vllaznisë, ekip me të cilin fitoi edhe dy trofe të Kupës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

25-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i kombëtares shqiptare me moshat e 21-vjeçarëve.

Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese.

 Lojtari do ti bashkohet ekipit më 1 Korrik në fazën përgatitore e cila fillon në Gjilan. /2LONLINE/