DYLON

 12 Qershori – Dita e Paqes në Kosovë

 12 Qershori – Dita e Paqes në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Nga: Valentina Kurtalani Jashari 

 12 Qershori – Dita e Paqes në Kosovë

EkoHigjiena

Një ditë me peshë të madhe historike, emocionale dhe kombëtare.

Një ditë kur kujtojmë fundin e luftës dhe fillimin e një jete të re – të lirë, në paqe.

Por sot, 25 vjet më pas, na mbetet një pyetje që nuk mund ta injorojmë:

Pse kjo ditë pushimi vlen vetëm për shkollat dhe kopshtet publike e private, ndërsa të gjitha institucionet tjera shtetërore vazhdojnë të punojnë si në çdo ditë tjetër?

Policia punon

Komunat punojnë

ATK punon

Prokuroria punon

Gjykatat punojnë

… e shumë të tjera gjithashtu.

A nuk janë këto institucione pjesë e Kosovës? A nuk duhet edhe punëtorët e këtyre institucioneve ta ndiejnë dhe përjetojnë simbolikën e kësaj dite?

Paqja nuk është vetëm për fëmijët – është për të gjithë ne.

Nëse vërtet duam të nderojmë Ditën e Paqes, atëherë ajo duhet të jetë festë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për sistemin arsimor.

Paqja është fitore e përbashkët – dhe duhet të respektohet njësoj nga të gjithë.

Le të jetë 12 Qershori një ditë reflektimi, uniteti dhe pushimi për të gjithë Kosovën. /2LONLINE/