DYLON

Njohja nga Myanmari, lajm i rremë

Avatar photo Redaksia

Zyrtarë të vendit kanë njoftuar për Telegrafin se kumtesa e lëshuar për media se Myanmari (Birmania) ka njohur shtetin e Kosovës nuk është dërguar nga adresa elektronike zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

Mediat, përfshirë edhe Telegrafin, gjatë orëve të mëngjesit kanë raportuar për njohjen nga Myanmari, pasi i janë referuar një komunikate nga një adresë elektronike të ngjashme me atë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe, burime të Telegrafit nga Qeveria e Kosovës kanë bërë me dije se lajmi për njohje nuk është i konfirmuar dhe nuk është dërguar nga adresa e Qeverisë së Kosovës.