Drejtori i antiterrorizimit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Kujtim Qerimi ka dhënë dorëheqje. Burime të Radio Kosovës të cilët konfirmuan dorëheqjen, thanë se Qerimi ishte në proces të hetimit për shkelje të detyrës zyrtare.
Procesi i hetimit ndaj tij ka filluar kohë më parë.