DYLON

Policia gjen mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Policia gjen mallra të dyshuara si të kontrabanduara
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje (DRK Lindje), në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast me datën 03.06.2025, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara është kontaktuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të të cilit është realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në komunën e Gjilanit, njofton policia.

EkoHigjiena

Gjatë këtij kontrolli janë gjetur mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht sasi e madhe e duhanit të përpunuar dhe të gatshëm për treg të markave të ndryshme me një peshë të përgjithshme mbi 600 kg. Këto mallra dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale dhe se vlera e përgjithshme e mallit në treg kap shifrën rreth 12,000.00 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet të jetë rreth 30,000.00 €.

Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësia kompetente policore.  /2LONLINE/