DYLON

Hetimet e “trafikimit në Kosovë” nuk kanë përfunduar

Avatar photo Redaksia

Ekipi special i EULEX-it, i ngarkuar me hetimin e trafikimit të dyshuar të organeve në Kosovë, nuk ka përfunduar ende punën e tij, ka deklaruar për agjencinë serbe, ”Tanjug” Zhoao Suza, zëdhënës i shefit të ekipit, Clint Williamson.

Ai nuk ka pranuar të komentojë shkrimet e disa mediave në Prishtinë, sipas të cilave, hetimi ka përfunduar dhe pason ngritja e aktakuzave, që do të përfshijnë disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Thashethemet e pabaza dhe spekulimet nuk i komentojmë”, ka thënë Suza.

EkoHigjiena

Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë. Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.