DYLON

Filluan provat e para për shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit – “Gënjeshtra” nga Florian Zeller

Filluan provat e para për shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit – “Gënjeshtra” nga Florian Zeller
Avatar photo Redaksia

Filluan provat e para të shfaqjes më të re të Teatrit të Gjilanit – “Gënjeshtra” nga Florian Zeller, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit

Shfaqja Gënjeshtra” nga Florian Zeller, me regji: Ekrem Sopi. Aktorë: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Baftiu. Skenograf: Dhurim Ismaili – Dajki, Kostumografe: Leudita Hyseni. Asistente e regjisë: Natyrë Kallaba.

EkoHigjiena

Premiera pritet të jepet në Qershor 2025.

Përndryshe, në njoftimin e Teatrit të Gjilanit thuhe se, pas suksesit të jashtëzakonshëm të shfaqjes “E vërteta” të po këtij autori — e cila që nga premiera e saj (maji i vitit 2021) ka arritur të ketë mbi 75 repriza, e që vazhdon të rikthehet në repertorin tonë — Teatri i Gjilanit sjell një tjetër kryevepër të dramaturgut francez Florian Zeller: “Gënjeshtra”.

“Një tekst i mprehtë dhe provokues, që eksploron kufijtë delikatë mes të vërtetës dhe mashtrimit, dashurisë dhe dyshimit. Me regjinë e Ekrem Sopit dhe një kastë fanastike aktorësh, kjo shfaqje do të jetë një ngjarje e veçantë artistike këtë qershor”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/