DYLON

Ashton nesër raporton për bisedimet Kosovë-Serbi

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, nesër pritet të paraqesë raportin për përparimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit para shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së.

Paralajmërohet se Ashton do të propozojë edhe kornizën negociuese. Shefat e diplomacisë të vendeve të BE-së nesër do të diskutojnë edhe rreth raportit për punën e EULEX-it në Kosovë.

EkoHigjiena

Vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së zyrtarisht do të komunikohet të martën, por atë duhet ta konfirmojnë edhe shefat e shteteve anëtare të BE-=së, që do të mblidhen më 19 e 20 dhjetor në Bruksel në një takim rezymues për vitin 2013.