Drita humb ndeshjen e dytë, barazohet rezultati në serinë e finaleve
Finalja e dytë e Raiffeisen Superligës A (Meshkujt) në mes të KV Drita – KV Ferizaj, I ka takuar skuadrës mysafire e cila me këtë fitore ka barazuar serinë e finaleve në 1:1.
Drita 0:3 Ferizaj – Setet: 24:26, 27:29, 20:25
Seria e finaleve vazhdon tutje dhe kampion i Raiffeisen Superligës A do të shpallet skuadra që arrin tri fitore.
Siç dihet, ndeshjen e parë finale, e kishte fituar Drita me rezultat 3:2 në sete, ndeshje kjo e luajtur në palestrën Bill Clinton” në Ferizaj, aty ku në mesjavë, do të luhet edhe finalja e tretë e Play-Off-it 2025, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, drejtuesit e klubit bardh e kaltër nga Gjilani kanë vlerësuar dhe janë shprehur falënderuar ndaj publikut që e ka përkrahur, e përkrahje të tillë pret edhe në takimet tjera të finales, me shpresën se lojtarët e KV Drita, do të reflektojnë qysh ndeshjen e radhës dhe me fitore do ta shpaguajnë këtë përkrahje dhe do t’i bëjnë krenar edhe këta tifozë. /2LONLINE/
