DYLON

Rasmussen: NATO do të zëvendësojë ushtarët francezë të KFOR-it

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar sot se Aleanca Veri-Atlantike  do të zëvendësojë numrin e ushtarëve të Francës në përbërjen e KFOR-it, të cilët do ta lëshojnë Misionin në Kosovë.

Të gjitha e dimë se Franca ka angazhmane të shumta , ka thënë Rasmussen, në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-së, që do të mbahet në Bruksel.

EkoHigjiena

Rasmussen ka vlerësuar se është e domosdoshme që të mbahet niveli i mjaftueshëm i ushtarëve të KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet suksesi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka transmetuar FoNet informaten e REL.