DYLON

KBI në Gjilan vazhdon te shtrojë iftare për kategori te ndryshme te shoqërisë

KBI në Gjilan vazhdon te shtrojë iftare për kategori te ndryshme te shoqërisë
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për jetimët e Gjilanit

Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit.

EkoHigjiena

Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë  93 jetimë  me kujdestarët  e tyre.

Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë  krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në këtë Ramazan!”

“Një gjilanas, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar nga një shumë të hollash për secilën familje me jetimë për nder të Bajramit të Fitrit.  Për realizimin e këtij iftari kontribuuan  edhe qytetarë të tjerë”, ka thënë Aliu. /2LONLINE/