DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Christian Nawrat, si dhe pasuesin e tij në këtë detyrë, gjeneral brigade dr. Sven Lange.

Gjatë takimit, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar të gjeneral Nawrat në mbështetjen dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe rolin kyç të gjeneralit në avancimin e proceseve të rëndësishme për institucionet tona.

EkoHigjiena

Gjithashtu, zëvendësministri i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re gjeneralit Lange, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe NALT-it. /2LONLINE/