Thyhen xhamat e autobusit, plagoset vajza 18 vjeçare nga fshati Çiflik
Deri më tani janë ende të panjohur për policinë personat të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme kishin shtënë me gurë drejt autobusit publik me numrin “58” që shkon në fshatin e banuar me shqiptarë, Çiflik të Shkupit, shkruan Zhurnal.
Si rezultat i thyerjes së xhamave të autobusit është lënduar një vajzë 18 vjeçare nga fshati Çiflik, njoftoi policia.
Sipas SPB-së së Shkupit po punohet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale,/Zhurnal/
