DYLON

Përurohet Autostrada ”Ibrahim Rugova”

Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të organizohet ceremonia e përurimit të përfundimit të projektit madhor për vendin tonë, Autostrada ”Ibrahim Rugova”. Ceremonia do të mbahet në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Autostrada e Kosovës “Ibrahim Rugova”, për qarkullim do të hapet më 27 nëntor nga ora 07:00.

EkoHigjiena

Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway):

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë,

Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë.

Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës).

Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.

Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancionit është 6 vite.