DYLON

Lutfi Haziri: LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë

Lutfi Haziri: LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë
Avatar photo Redaksia

“Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj.  Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët.

EkoHigjiena

“Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti”, thotë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.  /2LONLINE/