DYLON

Ramadani për ndeshjen ndaj Ballkanit: Do të jemi të kujdesshëm se derbi mund të vendoset nga një moment i caktuar

Ramadani për ndeshjen ndaj Ballkanit: Do të jemi të kujdesshëm se derbi mund të vendoset nga një moment i caktuar
Avatar photo Redaksia

Nesër në Gjilan zhvillohet derbi i xhiros së 24-të, ku klubi FC Drita është nikoqir i FC Ballkanit në ndeshjen që fillon në ora 14:00.

Kryetrajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani foli rreth këtij takimi, përgatitjeve dhe pritshmërive, për çka tha se i pret një ndeshje mjaftë e vështirë.

EkoHigjiena

“Përballjet tona gjithmonë kanë qenë ndeshje interesante me shumë gola. Duhet të luajmë me mend sepse jemi lider, kemi pikë diferencë apo avantazh dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse mund të vendos një moment. FC Ballkani e ka mos ecurinë e mirë ata vetë mund t’i din, ne e kemi shohim veten tonë, objektivin tonë”, tha Ramadani.

Trajneri Ramadani tha se pret reflektim nga klubi pas humbjes.

“Ne vijmë nga një humbje dhe prej se jam unë këtu te Drita pas humbjes ka qenë një reflektim i jashtëzakonshëm dhe ne na intereson kjo, jam i bindur se kjo do të ndodhë edhe nesër, na intereson objektivi ynë, tre pikët dhe të vazhdojmë ‘luftën’ ashtu si na ka hije deri në fund. Në derbi, sidomos në derbi, është e rëndësishme cili ekip shënon i pari mund të menaxhoj me rezultatin dhe me lojën”, deklaroi trajneri Ramadani.

Ai foli edhe për disiplinën e lojtarëve.

“Jemi ekipi me më pak futbollistë të ndëshkuar.

Jemi ekipi që s’ka asnjë karton të kuq direkt…

Jemi ekipi që ka më së paku lojtarë të lënë jashtë lojës për shkak të ndëshkimeve me kartonë.”, përfundoi kryetrajneri Ramadani.

Sa i përket humbjes së ndeshjes së kaluar, ai tha se ajo i takon të kaluarës dhe humbja dhemb edhe atëherë kur je duke luftuar për titull.  /2LONLINE/