Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’. /2LONLINE/
