DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane.

EkoHigjiena

I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /2LONLINE/