DYLON

Prokuroria në Gjilan: Brenda një jave 38 aktakuza ndaj 42 personave

Prokuroria në Gjilan: Brenda një jave 38 aktakuza ndaj 42 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 17 – 23 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj tridhjetenëntë (39) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena
  • tridhjetetetë (38) aktakuza, ndaj dyzetedy (42) personave,
  • dyzetekatër (44) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • katër (4) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
  • njëmbëdhjetë (11) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së,
  • shtatëdhjetekatër (74) kërkesa të ndryshme policisë,
  • gjashtë (6) persona të ndaluar.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetekatër (34) persona. /2LONLINE/