DYLON

KFOR-i në veri për sigurinë e qytetarëve, s’ka aksion

Avatar photo Redaksia

Pjesëtarët e KFOR-it po patrullojnë nëpër lagjet e përziera të pjesës veriore të Mitrovicës, pas incidenteve që ndodhën në këtë pjesë të qytetit, që pati për pasojë ndërprerjen e procesit votues në orët e fundit të tij.

Raportohet se përfaqësuesit e KFOR-it kanë konfirmuar praninë e tyre “për t’u përkujdesur për sigurinë e qytetarëve” dhe jo me qëllim të ndërmarrjes së ndonjë aksioni.

EkoHigjiena

Ndërkohë ishte paralajmëruar mbajtja e një proteste, që do të zhvillohej në pjesën veriore të Mitrovicës, por që nuk ka ndodhur.(koha)