Gagica: Do të vazhdojmë të mbështesim rininë dhe t’i japim hapësirë për t’u zhvilluar dhe kontribuar në shoqërinë tonë
Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.
Shumë i kënaqur që pata mundësinë të diskutoj me të rinjtë e komunës sonë, së bashku me kandidatin për deputet Bekë Berisha dhe këshilltaren komunale Ardita Ukshini.
Rinia është energjia që i jep jetë të ardhmes sonë, dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë shqetësimet, idetë dhe vizionin e tyre për një të ardhme më të mirë.
Kjo është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe angazhimit tonë për të krijuar mundësi më të mira për ta. Ne do të vazhdojmë të mbështesim rininë dhe t’i japim hapësirë për t’u zhvilluar dhe kontribuar në shoqërinë tonë.