Mrika Krasniqi Shala e nderuar që Koalicioni për Familjen po përkrahet edhe nga gjilanasit por edhe nga miku i Kosovës, William Walker
“Koalicioni Për familjen” ka mbajtur tubimin qendror në Gjilan, në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës, ku i pranishëm ishte edhe William Walker, i cili njihet për atë se si ambasador i OSBE-së sensibilizoi botën për masakrat që po ndodhnin në Kosovë.
Ai në fjalën e tij mbështetëse tha se po e sheh entuziazmin e të pranishmëve në sallë kur përfaqësuesit e Koalicionit për Familjen po iu drejtoheshin, për të shtuar se nëse po i vlerësojnë atëherë edhe duhet t’i votojnë kandidatët e këtij koalicioni, pasi sipas Walkerit, në të ka njerëz që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.
E njëra ndër kandidatët e këtij koalicioni që është nga Gjilani, Mrika Krasniqi Shala ndihet e nderuar për përkrahjen që po merr ky koalicion dhe ajo personalisht në Gjilan dhe gjithandej, por vlerësoi edhe mbështetjen që po e kanë nga i nderuari ambasadori Uilliam Uolker, e që edhe sipas tij. vlerat e familjes mbrohen më së miri duke e ngritur zërin në Kuvend, andaj Mrika Krasniqi Shala kërkoi mbështetjen e qytetarëve më 9 Shkurt që të jetë ky zë në Parlament.