DYLON

Kryesuesi Radoniqi priti në takim ambasadoren e Holandës, Boven

Kryesuesi Radoniqi priti në takim ambasadoren e Holandës, Boven
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven.

Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kryesuesi Radoniqi njoftoi ambasadoren holandeze lidhur me përgatitjet që është duke zhvilluar KQZ për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me theks të veçantë për aktivitetet e ndryshme të cilat ndërlidhen me votuesit dhe subjektet politike.

Nga ana e saj, ambasadorja holandeze Boven, përgëzoi KQZ për përkushtimin dhe angazhimin në organizimin e zgjedhjeve. /2LONLINE/