DYLON

Yll Ibrahimi seleksionohet me ekipin A të Kosovës!

Yll Ibrahimi seleksionohet me ekipin A të Kosovës!
Avatar photo Redaksia

“Futbollisti Yll Ibrahimi është seleksionuar nga përzgjedhësi Franco Foda në grumbullimin disaditor me ekipin A të Kosovës”, njofton klubi i tij, SC Gjilani.

Anësori i kuqebardhëve do të jetë i grumbulluar nga data 12 deri më 15 janar me pjesën tjetër të futbollistëve të ftuar për kampin stërvitor, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.

EkoHigjiena

Ftesa për Ibrahimin vjen pas paraqitjeve pozitive që ka patur me ekipin e 19-vjeçarve të ‘dardanëve’, derisa ishte njëri ndër më të dalluarit në pjesën vjeshtore të kampionatit në elitën e futbollit kosovar.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë suksese Ibrahimit dhe paraqitje sa më dinjitoze”, thuhet në njofitm.  /2LONLINE/