DYLON

Kadri Rahimaj mirëpret Valmir Tahirin, sportistin e vitit 2024

Kadri Rahimaj mirëpret Valmir Tahirin, sportistin e vitit 2024
Avatar photo Redaksia

“Kisha kënaqësinë të prisja në takim Valmir Tahirin, tashmë sportistin e vitit 2024, të shpallur nga Federata e Motoçiklizmit të Kosovës ”, ka thënë Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës.

Ai tha se Valmiri nga Kamenica, ka dëshmuar talentin dhe dashurinë për këtë sport edhe në paraqitjen e tij në Kamenica Summer Fest këtë verë.

EkoHigjiena

“Motoristi i klubit Enduro ka triumfuar në secilën garë që ka pasur para vetes. I lumtur që Kamenica ka sportistë të tillë të dëshmuar, për të cilët as përkrahja nuk do të mungojë”, ka thënë kryetari Rahimaj.  /2LONLINE/