DYLON

Policia: Brenda ditës 122 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

Policia: Brenda ditës 122 aksidente trafiku, 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 505 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 122 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 33 me të lënduar dhe 88 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 13 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jug / 30.12.2024 – 18:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekje prurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.