DYLON

Nazim Gagica (AAK) kritik edhe për çështjen e Autostradës

Nazim Gagica (AAK) kritik edhe për çështjen e Autostradës
Avatar photo Redaksia

“Autostrada e “pritjes”, duket si një rrugë pa fund, që i dihet fillimi, por nuk i shihet destinacioni”, shprehet në reagimin e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Gagica, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit 2025, thekson se autostrada ishte një histori suksesi, por që ka mbetur një testament i zhgënjimit dhe vonesave të pafundme.

EkoHigjiena

“Ata të cilët nuk folën asnjë fjalë dhe ata që prituan të flasin për këtë autostradë, të heshtin tani”, ka thënë Nazim Gagica i Aleancës.   /2LONLINE/