DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”. /2LONLINE/