DYLON

Gagica: Gruaja ka bartë përgjegjësi në institucione sa herë që Aleanca ka qenë në vendimmarrje ose pjesë e vendimmarrjes

Gagica: Gruaja ka bartë përgjegjësi në institucione sa herë që Aleanca ka qenë në vendimmarrje ose pjesë e vendimmarrjes
Avatar photo Redaksia

”Bashkë me kryetaren e gruas së Aleancës dhe kandidaten për deputete në Kuvendin e Kosovës, Zarife Asllani dhe në përkujdesjen e koleges tonë Visare Berisha, sonte në Gjilan takuam strukturat e Gruas së Aleancës në Gjilan në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.

Gagica, që do të jetë kandidat për deputetë në Kuvnedin e Kosovës, ka thënë se gruaja në Aleancë ka rol të rëndësishëm në të gjitha nivelet e organizimit. Ajo ka bartë përgjegjësi në institucione sa herë Aleanca ka qenë në vendimmarrje ose pjesë e vendimmarrjes.

EkoHigjiena

“Faleminderit Gruas së Aleancës për angazhimin e vazhdueshëm dhe serioz që ndër vite e ka dhënë në interes të subjektit dhe të Kosovës. Faleminderit kryetares së Gruas për punën e palodhshme që po bënë për fuqizimin e gruas në Aleancë. Bashkimi dhe uniteti ynë do të jetë faktor kryesor për Kosovën Fituese”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/