DYLON

Mbi 3 mijë zyrtarë policorë e 2 mijë rekrutë policorë iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore

Mbi 3 mijë zyrtarë policorë e 2 mijë rekrutë policorë iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Sot, përmes konferencës për media, Policia e Kosovës së bashku me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK),  prezantuan të arriturat e implementimit të Marrëveshjes se Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policorë dhe Rekrutëve Policorë.

Realizimi i kësaj marrëveshje e cila qëllim primar kishte realizimin e kontrolleve sistematike të zyrtarëve policorë, e filluar nga nëntori i vitit 2023, ka rezultuar me kontrollin mjekësor sistematik të mbi tre mijë zyrtarëve policorë dhe mbi dy mijë rekrutëve (kadetëve) policorë deri në dhjetor të vitit 2024.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja zotohen për vazhdimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, e cila është me interes mjaft të lartë për shëndetin e punonjësve të Policisë së Kosovës, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/