DYLON

Sonte në Teatrin e Qytetit jepet premiera ”Jam unë ajo”

Sonte në Teatrin e Qytetit jepet premiera ”Jam unë ajo”
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Teatrit të Gjilanit kanë bërë me dije se sonte nga ora 20:00, vjen premiera e shfaqjes “Jam unë ajo” – një rrëfim artistik mbi tema që shoqëria shpesh i anashkalon.

Dija dhe Vesa – dy gra, dy fate të ndara, por me një barrë të përbashkët: depresioni pas lindjes. Ato përballen me një realitet të pamëshirshëm, ku pritshmëritë sociale fshehin plagët e padukshme. Ky është një udhëtim emocional që zbërthen tabutë, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të ndjeshmërisë dhe fuqisë njerëzore.

EkoHigjiena

JAM UNË AJO

Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj

Regjia: Erson Zymberi

Aktorë: Semira Latifi dhe Tringa Hasani

Skenografia: Bekim Korça

Kostumet: Njomëza Luci

Koreografia: Gjergj Prevazi

Muzika: Tomor Kuçi

Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu

Shfaqja është projekt individual nga Valmira Thaqi dhe përkrahet nga Minsitria e Kulturës, Komuna e Proishtinës dhe Kosmonte Food.

“Ky rrëfim është i yti, i imi, i të gjithëve. Mos e humbisni”, thuhet në fund të njoftimit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit. /2LONLINE/