DYLON

Lodra dhe rekuizita për Institucionin Parashkollor “Integj”

Lodra dhe rekuizita për Institucionin Parashkollor “Integj”
Avatar photo Redaksia

Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita. Kjo është mundësuar falë projektit të financuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i, në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale” në vlerë mbi 22 mijë euro.

Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, tha se projekti “Transformimi i hapësirave publike në hapësira të gjelbra,” i realizuar në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale,” është bashkëfinancuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i.

EkoHigjiena

“Si rezultat, Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita të siguruara në kuadër të këtij projekti”, tha Nuhiu.

Drejtori i Arsimit, tregoi se vlera totale e projektit ishte 22,210.90 euro, prej të cilave 17,780 euro janë financuar nga USAID-i dhe 4,430.90 euro nga Komuna e Gjilanit.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati-Leka, vuri në pah rëndësinë e “Kontratës Sociale” që Komuna e Gjilanit ka nënshkruar me USAIDin, duke përfituar kështu jo vetëm financiarisht, por edhe në aspektin profesional e të resurseve njerëzore.

Rreth projektit të pasurimit të hapësirave të Institucionit Parashkollor “Integj” me lodra Murati Leka u shpreh e lumtur që me këtë projekt do të gëzohen shumë fëmijë.

Drejtoresha gjithashtu shpjegoi edhe projektet e ardhshme që do të realizohen në kuadër të Kontratës Sociale. /2LONLINE/