DYLON

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi KRU “Hidromorava“

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi KRU “Hidromorava“
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zhvilloi një vizitë pune në KRU “Hidromorava Sh.A.”, ku u takua me Kryeshefin Ekzekutiv, Ymer Salihu. Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë, si dhe nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional për të garantuar funksionimin e pandërprerë të këtyre sistemeve.

Pas takimit, zëvendësministri vizitoi liqenet e Përlepnicës, Livoqit dhe Badovcit, pika kyçe për furnizimin me ujë në rajon. Ai vlerësoi rëndësinë strategjike të këtyre resurseve për furnizimin e qëndrueshëm dhe theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së tyre nga rreziqet e ndryshme.

EkoHigjiena

Këto aktivitete përfaqësojnë një angazhim të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe garantimin e shërbimeve të qëndrueshme për qytetarët.  /2LONLINE/