DYLON

Nesër në Gjilan mbahet trajnimi për bletarë

Nesër në Gjilan mbahet trajnimi për bletarë
Avatar photo Redaksia

“Nesër në Gjilan do të mbahet një trajnim me bletarë të Anamoravës, në të cilin trajnim do të ligjërojë mjeku veterinar dhe bletërritës me një përvojë 40 vjeçare, Pashun Memisha”, ka bërë me dije, Granit Sylejmani, nga Shoqata e Bletarëve “Gjilani”.

Sylejmani fton bletarët e Anamoravës që të jenë pjesë e këtij trajnimi të rëndësishëm ku do të diskutohen tema të ndryshme sa i përket bletarisë: si sëmundjet, të ushqyerit e bletës, trajtimi kundër varrotozës, si dhe tema tjera.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se trajnimi do të mbahet të martën në ora 15:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

Më poshtë keni ftesën e plotë:

Ftesë

Tema: Trajnim për bletarë

Ora: 15:00
Ditë: E martë
Data: 10 dhjetor 2024

Ligjërues: Pashun Memisha
Vendi: Biblioteka e Qytetit Gjilan

Të nderuar bletarë,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e radhës të organizuar nga Shoqata e Bletarëve “Gjilani”. Ligjërues do të jetë z. Pashun Memisha, mjek veteriner dhe bletërritës me më shumë se 40 vjet përvojë në fushën e bletarisë.

Pjesëmarrja juaj në këtë trajnim do të jetë e mirëseardhur, pasi do të keni mundësinë të bëni pyetje dhe të merrni informacione të vlefshme për bletarinë.

Me respekt,
Fatmir Maliqi
Kryetar i Shoqatës