DYLON

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së konfimoi gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së konfimoi gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

”Unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën, zotohemi se do t’i përfaqësojmë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit dhe nënkryetar në nivel qendror.

Ai shtoi se më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën.

EkoHigjiena

”Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës. Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re”, ka thënë, Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/