DYLON

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”
Avatar photo Redaksia

Për nder të festave të nëntorit, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë me organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” kanë organizuar panairin tradicional “Forco Traditën”.

Në panair ishin edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Zhvillim Eonomik Enver Shabani, drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, ai i Kulturës Kushtrim Zeqiri dhe drejtorë, këshilltarë e zyrtarë të tjerë komunalë.

EkoHigjiena

Panairi tradicional “Forco Traditën”,,është një aktivitet që synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore, traditat dhe produktet vendore të Komunës së Gjilanit.

Ky panair u zhvillua me rastin e Festave të Nëntorit dhe ofron një mundësi për artizanalet, prodhuesit lokalë dhe fermerët që të prezantojnë produktet e tyre.

Panairi gjithashtu ka për qëllim të fuqizojë gratë dhe bizneset e vogla, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të komunës. /2LONLINE/