DYLON

Policia e angazhuar në një sërë aktivitetesh për “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

Policia e angazhuar në një sërë aktivitetesh për “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, Policia e Kosovës është angazhuar në një sërë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me baza gjinore.

Motoja e këtij viti: “Ju jeni forca që thyen heshtjen!”, përçon mesazhin e rëndësisë së bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet, për të luftuar dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore, në familje, në vendin e punës dhe në komunitet.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, si garantues i sigurisë dhe mbështetjes ligjore për viktimat, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e masave parandaluese dhe trajtimin profesional të rasteve të dhunës, duke specializuar njësitet e veçanta, për të ofruar mbrojtje dhe siguri për viktimat.

Thirrje për veprim:

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të raportojnë çdo formë dhune pa hezitim. Denoncimet mund të bëhen:

· në numrin pa pagesë 192, 0800999991,

· aplikacioni digjital: lajmëro Policinë,

· duke vizituar stacionet më të afërta të Policisë. /2LONLINE/