DYLON

Drita superiore ndaj Suharekës, sërish kryeson tabelën, por tani me tri pikë diferencë

Drita superiore ndaj Suharekës, sërish kryeson tabelën, por tani me tri pikë diferencë
Avatar photo Redaksia

Takimi i javës së tretë (i mbetur) i Superligës së Kosovës në futboll në mes të Dritës e Suharekës, u ka takuar gjilanasve bardhë e kaltër, të cilët e dominuan ndeshjen dhe me rezultatin 4 :2, regjistruan fitoren e radhës e cila përveç që e vendos në krye të tabelës e përforcon atë, tani me tri pikë dallim, nga pozita e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, u tregua ofensive dhe lojtarët e Dritës ia arritën ta tundin portën e kundërshtarit plotë katër herë, ndërsa nga ajo që u pa në fushë, me pak  fat, mund të kishte edhe me tepër gola nga skuadra vendëse.

EkoHigjiena

Në anën tjetër në dy raste, skuadra gjilanase pati lëshimet e saja dhe në këtë takim u ndëshkua dy herë.

Gjithsesi, rezultati 4 – 2, ia solli Dritës fitoren, vendin e parë dhe diferencën prej tre pikësh prej Ballkanit që është i dyti në tabelë, pasi tani Drita, nga 13 ndeshje, ka 28 pikë, Ballkani, i dyti, ka 25 pikë e Malisheva, e treta, 22 pikë…

Përndryshe, golat në këtë takim, për Dritën i shënuan, Manaj, Krasniqi (2) e Dabiqaj, për mysafirët nga Suhareka, Fetahaj dhe Skrijelj.  /2LONLINE/