DYLON

AAK: Takim mobilizues në Miresh për zgjedhjet e 9 shkurtit

AAK: Takim mobilizues në Miresh për zgjedhjet e 9 shkurtit
Avatar photo Redaksia

“Takim mobilizues në Miresh për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mireshi si gjithmonë me njerëz aktiv e familje të mëdha e të njohura për kontribut në çdo rrethanë historike dhe të mobilizuar fuqishëm për ta ndryshuar këtë gjendje të rënduar mbizotëruese”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.

Gagica ka bërë me dije se bashkë me kryetarin e nëndegës, Lulzim Hajdari, kolegët në degë, Ibish Ibishi, Sokol Haziri, Selami Xhamajli dhe kolegë tjerë nga Mireshi, u dakorduan për angazhim shtesë në mënyrë që në zgjedhjet e shkurtit ti japin Kosovës një kryeministër serioz dhe një qeveri të përgjegjshme.

EkoHigjiena

“Vazhdojmë fuqishëm”, ka thënë kreu i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica.  /2LONLINE/