DYLON

Drita mposhti Ferizajn me përmbysje rezultati

Drita mposhti Ferizajn me përmbysje rezultati
Avatar photo Redaksia

Drita ka shënuar fitoren e radhës, të shtatën me radhë, duke mundur, në udhëtim, skuadrën e Ferizajt, ndeshje kjo e javës së 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë fitore, Drita sërish kap kreun e tabelës, plus ka edhe një ndeshje të pazhvilluar, atë të mbetur nga java e tretë, kundër Suharekës.

EkoHigjiena

Gjithsesi, në ndeshjen e sotme, fillimisht u duk se Drita mund të shokohet nga skuadra nikoqire, pasi lojtari i Ferizajt, Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e vendësve në minutën e 60-të të takimit.

Por se, skuadrës gjilanase, duket se ky pësim i golit më tepër i bëri hair se dëm, pasi u këndellën dhe në minutën e 68-të, Gjilani fillimisht barazoi, pasi shënoi nga pika e bardhë, Besnik Krasniqi, e në minutën e 72-të, shënoi edhe Egzon Bejtullai për epërsinë 2 me 1, e që doli të jetë edhe rezultati final i këtij ballafaqimi.

Pra, Ferizaj – Drita  1 : 2.

Tani, Drita është në krye të tabelës me 25 pikë nga 12 xhiro të zhvilluara, pikë këto të grumbulluara nga 7 fitore dhe 4 barazime, derisa pa pikë ka mbetur vetëm nga një ballafaqim.  /2LONLINE/