DYLON

Shala: Mosvotimi i buxhetit nuk ka justifikim pasi pengon zhvillimin e përgjithshëm dhe ndikon negativisht në jetën e qytetarëve

Shala: Mosvotimi i buxhetit nuk ka justifikim pasi pengon zhvillimin e përgjithshëm dhe ndikon negativisht në jetën e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë.

Seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe ishte paraparë të diskutohej për bartjen e buxhetit dhe miratimin e buxhetit për vitin 2025.

EkoHigjiena

Përndryshe, Besnik Shala, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se mënyra si po veprojnë partitë LDK dhe PDK në kuvendin komunal, duke bllokuar procesin e votimit të buxhetit dhe të bartjes së mjeteve për qytetin, është një çështje shqetësuese.

”Mosmiratimi i buxhetit dhe mungesa e angazhimit të tyre në seanca, ku ata shpesh ikin për të mos lejuar votimin, ka pasoja direkte për qytetin dhe për qytetarët,  duke i shkaktuar qytetit një dëm të konsiderueshëm financiar, rreth 5 milionë euro. Kjo është një humbje e madhe që pengon zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sociale dhe ekonomike për komunitetin”, ka thënë Shala i vetëvendosjes.

Sipas tij, mosvotimi i buxhetit nuk ka justifikim, pasi pengon zhvillimin e përgjithshëm dhe ndikon negativisht në jetën e qytetarëve.  /2LONLINE/