DYLON

Nositi: Konkurs Letrar për nder të Festës së Flamurit

Nositi: Konkurs Letrar për nder të Festës së Flamurit
Avatar photo Redaksia

Klubi letrar “NOSITI” nga Dardana për t`i begatuar festat e nëntorit, me qëllim të mbështetjes së krijuesve letrar organizon:

KONKURS LETRAR

EkoHigjiena

Për nder të Festës së Flamurit

Tema e konkursit është e lirë. Poezitë konkurruese duhet të mos jenë të botuara (në libra, gazeta e revista, portale, apo në rrjete sociale) dhe të mos i kenë më shumë se 30 vargje.

Afati i konkurrimit është prej datës 1 nëntor 2024 deri më 24 nëntor 2024.

Poezitë duhet të përcillen në email adresën: [email protected] . Me që konkursi është anonim nuk duhet të shënohet emri i autorit, po shifra.

Mund të konkurrojnë të gjithë krijuesit nga hapësira shqiptare

Tri poezitë më të mira letrare do të shpërblehen:

• Vendi i parë me 300 €

• Vendi i dytë me 200 € dhe

• Vendi i tretë me 100 €

Punimet e konkursit do t`i vlerësojë juria profesionale.

Rezultatet do shpallen në orën letrare, e cila do të mbahet, më 27 nëntor 2024 në ora 12, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë.

Autorët, konkurruesit duhet të marrin pjesë në orën letrare

Në rast se autori-autorja nuk merr pjesë në orën letrare, poezia përjashtohet nga konkurrimi për çmim.

Juria profesionale i publikon rezultatet, pas leximit të poezive nga autorët e pranishëm.

Në numrin e ardhshëm të revistës letrare-kulturore “Nositi”, përveç poezive të shpërblyera mund të botohen edhe poezi të tjera të paraqitura në konkurs, varësisht nga niveli i tyre artistik.

Këtë manifestim letrar e sponsorizon ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SH.P.K. me seli në Kamenicë. /2LONLINE/