DYLON

Shembull i mirë; Gjen portofolin me para dhe ia kthen pronarit

Shembull i mirë; Gjen portofolin me para dhe ia kthen pronarit
Avatar photo Redaksia

Ergin Salihu, një kamarier nga Gjilani, ka treguar një veprim të jashtëzakonshëm human. Gjatë orarit të punës në kafeterinë Tabù Lounge & Bar, ai ka gjetur një portofol që përmbante dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme të hollash, të cilin ia ka kthyer pronarit, shkruan Infosot.

Portofoli i përkiste një qytetari nga Gjilani dhe u dorëzua menjëherë nga Salihu te menaxhmenti i lokalit. “Pas verifikimit të identitetit të qytetarit, menaxherët e kafeterisë arritën ta kontaktojnë atë përmes rrjeteve sociale dhe i kthyen portofolin bashkë me të gjitha sendet.

EkoHigjiena

Pronari i portofolit ka falënderuar me mirënjohje të thellë Erginin dhe gjithë stafin e Tabù Lounge & Bar për këtë veprim shembullor, duke e quajtur një akt human që meriton vlerësim të lartë. /2lonline/