DYLON

Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.11.2024 – 07.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (1763) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/