DYLON

Hyseni: Shtohen shërbimet shëndetësore në shtëpi me ekipe, infermiere e doktor

Hyseni: Shtohen shërbimet shëndetësore në shtëpi me ekipe, infermiere e doktor
Avatar photo Redaksia

Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake te pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore.

Kreu i komunës, Alban Hyseni ka thënë se për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

EkoHigjiena

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Më tej ai shton se falë angazhimit, tani kujdesi paliativ është në dispozicion shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00. Shërbim shëndetësor ndaj çdo qytetari, në çdo kohë dhe në çdo vend.

I pari i Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

“Ndërsa tani ne kemi tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, ndërsa pas kësaj ore për shërbimin e patronazhit kujdeset ekipi i urgjencës”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se rezultatet janë të jashtëzakonshme: vetëm muajin e fundit kanë realizuar 540 vizita, shumë më tepër sesa gjatë gjithë vitit më parë.  /2LONLINE/